Aro Muriç la një mesazh interesant për kosovarët para nisjes në Mançester
Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriçi është shëndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës.
Muriçi luajti 45 minuta në miqësoren e 21 marsit kundër Danimarkës, ndërkaq bëri paraqitje të plotë kundër Bullgarisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020” më 25 mars, shkruan Zëri.

Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, yjet e Kosovës janë kthyer në klubet e tyre para ndeshjeve të fundjavës.

Rrugën e ‘kurbetit’ e ka marrë edhe portieri Aro Muriç, i cili para se të shkonte në Mançester, la një mesazh për adhuruesit e Përfaqësueses së Kosovës.
“Ne do të luftojmë deri në fund”, shkroi Muriç duke shtuar edhe flamujt e Kosovës.

Ndryshe, Kosova në këto eliminatore ndodhet në grupin A, teksa me barazimin ndaj Bullgarisë, renditet në vendin e tretë me një pikë./Zëri/