Pamje nga momenti kur tifozi bullgar 'kapet' me tifozët e Kosovës në tribuna

Pamje nga momenti kur tifozi bullgar 'kapet' me tifozët e Kosovës në tribuna

Sport March 26, 2019 - 10:51
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me emocione të shumta ciklin eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në një ndeshje kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova barazoi 1:1 në kuadër të grupit A, ku me këtë barazim, renditet në vendin e tretë me një pike të grumbulluar, shkruan Zëri.

Image

Atmosfera në stadium mbrëmë ishte e jashtëzakonshme, ku fjalën kryesore e kishin tifozët e Kosovës në krye me “Dardanët”.

Ndërkaq, mos-marrëveshjet në fushë mes lojtarëve u përcollën me tensione edhe në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Në një moment të ndeshjes, shihet një tifoz bullgar që po konfrontohej verbalisht me tifozët kosovarë si dhe me sigurimin në stadium.

Ndryshe, Kosova barazoi 1:1 me Bullgarinë, ku golin e vetëm për tanët e shënoi ylli i Reims, Arbër Zeneli./Zëri/