Ronaldo tregon se kur do të rikthehet

Ronaldo tregon se kur do të rikthehet

Sport March 26, 2019 - 10:23
Detajet

Cristiano Ronaldo beson se do të jetë i gatshëm për ndeshjet e Juventusit ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve, transmeton zeri.info

Ylli portugez ka thënë se do të rikthehet në fushë pas dy javësh.

“Nuk jam i brengosur për këtë lëndim”, ka deklaruar Ronaldo.

“Unë e njoh trupin tim. Unë besoj se nuk do të më duhen më shumë se dy javë, do të jem mirë”, ka shtuar ai.

Ndeshja e parë e Juventusit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit do të zhvillohet më 10 prill, ndërkohë sulmuesi pritet t’i mungojë klubit torinez në sfidat ndaj Empolit, Cagliarit dhe Milanit në Serie A./Zëri