Keçi e Plepolli e parashikojnë rezultatin e ndeshjes Kosovë - Bullgari
Sport
March 24, 2019 - 22:22
Detajet
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Suad Keçi dhe trajneri i cili punon me grupmoshat e reja, Arsim Plepolli, ishin të ftuar në emisionin Arena në RTK, shkruan Zëri.info.
Ata e kanë parashikuar me rezultat ndeshjen Kosovë- Bullgari e cila zhvillohet nesër në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë.
"Kosova fiton 2:0 ose 3:1", thotë Sued Keçi.
Në anën tjetër, Arsim Plepolli prognozoi kështu: "Kosova fiton 4:0 ose 3:0". Ndeshja ndaj Bullgarisë është e para e Kosovës në fushatën kualifikuese Euro 2020. /Zëri.info