Kadri Veseli viziton Përfaqësuesen në stërvitje, premton një super-premi në rast kualifikimi

Kadri Veseli viziton Përfaqësuesen në stërvitje, premton një super-premi në rast kualifikimi

Sport March 18, 2019 - 19:33
Detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot Përfaqësuesen kosovare në stërvitjen e parë.

Në stadiumin "Fadil Vokrri", sot janë mbledhur futbollistët e Kosovës për ta zhvilluar stërvitjen e parë para dy ndeshjeve të radhës, shkruan Zëri.

Fillimisht më 21 mars Kosova luan ndaj Danimarkës në miqësore, dhe katër ditë më vonë me Bullgarinë në eliminatoret e Kampionatit Evropian "Euro 2020".

Ndërkaq, Veseli në vizitën e sotme, ka dhënë një premtim të madh për 'Dardanët'.

I shoqëruar nga i pari i MKRS-së, Veseli ka premtuar një premi prej një milion eurosh për djelomoshat e Bernard Challandes, nëse ata kualifikohen në Evropianin "Euro 2020"./Zëri/