Plas te Shqipëria, ylli i kombëtares humb avionin, Panucci e lë jashtë

Plas te Shqipëria, ylli i kombëtares humb avionin, Panucci e lë jashtë

Sport mars 17, 2019 - 23:47
Detajet

Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi dje nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Shqipërisë brenda pasdites së sotme. Mësohet se portieri ka mbetur në trafik për për shkak të një bllokimi të rrugës nga Roma drej aeroportit të kryeqytetit italian.

Burime të besueshme deklaruan për ‘Panorama Sport” se portieri i Shqipërisë ka telefonuar menjëherë trajnerin Kristian Panuçi dhe e ka vënë në dijeni përvonesën. Ai i ka kërkuar ndjesë dhe i ka shpjeguar se nuk ka mundur të mbërrijë dot në kohë dhe e ka humbur avionin, duke kërkuar mirëkuptim që të vijë nesër në Tiranë.

Por trajneri i Kombëtares ka qenë i prerë, duke i thënë se nëse nuk arrin në kohën e përcaktuar (19:00) në ekipin kombëtar, atëherë më mirë të mos udhëtojë fare. Ndërkaq, mësohet se është thirrur në ekipin përfaqësues Gentjan Selmani i Laçit, i cili ka qenë me Shpresat.

Panuçi në të kaluarën ka dënuar për të njëjtën gjë edhe sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili i pat kërkuar leje sepse ishte duke firmosur gjatëq atyre orëve me klubin e tij të ri. Përjashtimi i Strakoshës nga këto dy ndeshje rrezikon të trazojë rënë harmoninë në kampin kuqezi në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme.

Image