Kur do të vie 'dita' e Edon Zhegrovës?
Sport
March 17, 2019 - 18:05
Detajet
Baseli nuk ka arritur që ta mposhtë liderin e Superligës zvicerane, Young Boys.
Në ndeshjen e zhvilluar në "St.Jakop-Park", Baseli ka barazuar 2:2 me Young Boys, shkruan Zëri.
Edhe në këtë ndeshje, trajneri i Baselit, Marcel Koller vendosi ta lë në bankën rezervë Edon Zhegrovën përgjatë tërë ndeshjes.
Madje, Koller nuk vendosi që deri në fund të luajë për asnjë minutë me mesfushorin e talentuar kosovar.
Ndërkaq, për Baselin sot startoi Taulant Xhaka, kurse Albian Ajeti u inkuadrua në pjesën e dytë.
Ndryshe, Zhegrova u huazua për një sezon e gjysmë te Baseli në afatin kalimtar dimëror nga Genku./Zëri/