Legjenda e Liverpoolit e kritikon Kloppin për shkak të Shaqirit

Legjenda e Liverpoolit e kritikon Kloppin për shkak të Shaqirit

Sport March 06, 2019 - 13:44
Detajet

Shfrytëzimi i pakët së fundmi i Xherdan Shaqirit nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka befasuar ish-mbrojtësin e gjigantit anglez, Steve Nicol, transmeton zeri.info

Klubi nga “Anfield” e ka humbur pozitën e parë në kampionat pas dy barazimeve pa gola ndaj Manchester Unitedit dhe Evertonit. Shaqiri ishte inkuadruar vonë si zëvendësues në “Old Trafford”, derisa nuk luajti fare në derbin e qytetit të Liverpulit.

Nicol ka mbetur i befasuar nga mos inkuadrimi i futbollistit shqiptar, i cili ishte transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

“Do të doja ta dija (se ku ka gabuar Shaqiri. Nuk mund ta besoj se (Divock) Origi startoi (ndaj Evertonit). Nuk mund ta besoj këtë, pas largimit të tij, inkuadrohet (Adam) Lallana para Shaqirit. Kështu, unë jam shumë i befasuar me atë që ai ka bërë gabim”, ka deklaruar Nicol.

“Mendova se do ta fuste Shaqirin ndaj Unitedit, e jo (Daniel) Sturridgen. Kështu që, nuk ia kam idenë se çfarë ka bërë Shaqiri sepse çdoherë që ai ka qenë në fushë për Liverpoolin, ai e ka bërë diferencën. Ai ose ka shënuar gola, ose ka krijuar shanse për bashkëlojtarët, apo më së paku e ka ndihmuar përpara ekipin. Ajo energji dhe ai entuziazëm që ai ka treguar kur ka hyrë në lojë, nuk e kemi parë tek askush tjetër kur ka hyrë të luajë për Liverpoolin së fundmi nuk e ka ndryshuar lojën”, ka shtuar skocezi, transmeton zeri.info

Nicol beson se Shaiqiri mund të marrë vëmendjen e Kloppit në stërvitje.

“Shumica e lojtarëve duan të ndjekin një rrugë, sidomos kur janë duke bërë mirë, e kur punët shkojnë keq, ata fillojnë të kërkojnë rrugë të tjera. Tani, nuk e di nëse kjo gjë e bën ndonjë ndryshim, por ndikon psikologjikisht. Kështu që ndoshta ai duhet të ndryshojë në stërvitje, ndoshta ai e fillon qetësisht stërvitjen për disa ditë dhe më pas bën më shumë në fund të javës. Apo ndoshta ai e bën të kundërtën. Kjo është pjesë e punës së Jurgen Kloppit, që të gjejë psikologjikisht mënyrën se si luajnë lojtarët e tij. Ai e di se mund ta bëj në një mënyrë dhe ia del, por duhet gjetur edhe ndonjë mënyrë tjetër. Sepse duhet të keni planin B”, u shpreh ish-futbollisti i Liverpoolit.

“Që prej krishtlindjeve ata nuk kanë pasuar vazhdueshmëri. Mendoj se kanë lëshuar nëntë pikë nga 11 ndeshje dhe kemi vetëm edhe nëntë ndeshje të mbetura. Kjo nuk është ajo që doni në këtë kohë të vitit. Kjo kohë e vitit ka të bëjë me të marrit tri pikë”, përfundoi Nicol./Zëri