Labinot Kabashi tregon nëse do të mbetet te Barcelona, zbulon se çfarë i thonë drejtuesit e klubit

Labinot Kabashi tregon nëse do të mbetet te Barcelona, zbulon se çfarë i thonë drejtuesit e klubit

Sport March 03, 2019 - 23:32
Detajet

Labinot Kabashi është njëri prej futbollistëve më të mirë të Barcelonës në grupmoshat e reja.

Se Barcelona e do futbollistin kosovar, tregon fakti se klubi ia rinovoi kontratën edhe për disa vite me një klauzolë prej 40 milionë eurosh.

Por, fati i tij i keq është se është përballur me lëndime të vazhdueshme te klubi katalunas, shkruan Zëri.

Ndërsa, tani Labi ka zbuluar se drejtuesit e klubit i kanë thënë se kanë besim në të.

Image

"Jam te Barcelona që dhjetë vite dhe për klubin është e rëndësishme ta kesh ADN-në e tyre", tha Kabashi në "Sports Show".

"Klubi ka shumë besim në mua pavarsisht lëndimeve të shpeshta", vazhdoi Kabashi.

"Madje, ata janë të bindur se do të inkuadrohem në skuadrën e parë", u shpreh kosovari./Zëri/