'Dardanët të gatshëm për misionin e ri' - Muaji mars, muaj historik për Kosovën

Sport February 21, 2019 - 15:25
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis ciklin eliminator për Kampionatin Evropian, “EURO 2020” gjatë muajit të ardhshëm.

Kosova e radhitur në Grupin A, do të ketë punë me Bullgarinë, Malin e Zi, Republikën e Çekisë dhe me Anglinë, shkruan Zëri.

Ndeshjen e parë eliminatore, djelmoshat e Bernard Challandes do ta luajnë kundër Bullgarisë më 25 mars në stadiumin, “Fadil Vokrri”.

Image

Kurse, ndeshjet e fundit të këtij cikli, Kosova do ta zhvillojë me Anglinë në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor.

Para fillimit të këtyre ndeshje, “Dardanët” do ta zhvillojnë edhe një miqësore përgatitore kundër Danimarkës në kryeqytet për shkak të orarit të lirë të të dyja skuadrave.

Kur kanë mbetur rreth një muaji para fillimit të ciklit eliminator, Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një promo kushtuar Përfaqësueses me titullin, “Dardanët të gatshëm për misionin e ri”.

Shijojeni videon në vazhdim./Zëri/