Berat Gjimshiti i mahnitur nga Piatek, ka disa fjalë për 'bomberin' polak

Sport February 21, 2019 - 14:45
Detajet

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, po e tregon veten si një nga pikat më të forta të Atalantës këtë sezon. Që nga fundi i dhjetorit, ai ka humbur vetëm një ndeshje, dhe në të tjerat ka qenë një titullar në mbrojtje.ë

Duke folur nga dyqani i Atalantës në Bergamo, Gjimshitit tregon për sfidën e fundit ndaj Milanit, por edhe për të ardhmen e tij, shkruan Panorama.

HUMBJA ME MILANIN – Mund të bënim shumë më mirë, sigurisht. Por tani shohim përpara. Piontek më i forti? Epo, ne luajtëm mirë në pjesën e parë, më pas ai shënoi atë gol të shkëlqyer që nuk e di se kush do e përsërisë dot më. Si mbrojtës, nuk e prisja të tërhiqej ashtu. Por, nuk mendoj se është më i forti. Kam luajtur ndaj Ronaldos, Imobies. Ka shumë të fortë të tjerë.

ME TORINON – Torino është paksa e njëjtë me Milanin në mbrojtje, kanë pësuar pak gola. Duam të shënojmë e të fitojmë. Sigurisht, në Bergamo shumë ekipe vijnë dhe mbyllen në mbrojtje, si Milani. Nuk është e lehtë t’i thyesh.

GJITHMONË GATI? – Përpiqem të përmirësohen dhe kam besimin e trajnerit. Sekreti? Ai na sheh me shumë vëmendje në stërvitje, dhe kush jep më të mirën, luan.

E ARDHMJA – Do doja të qëndroja tek Atalanta, përpiqem ta meritoj besimin që më jepet. Sigurisht, duhet të përmirësohemi të gjithë, dhe jo vetëm në mbrojtje.

KOMBËTARJA – Po, kemi dy ndeshje në mars, por për atë do të mendoj vetëm në mesin e muajit tjetër.