Ylli i Barçës në ankth, ia thyen shtëpinë derisa realizoi ëndrrën

Sport February 18, 2019 - 10:38
Detajet

Mbrëmja e së shtunës shkoi mirë për përforcimin dimëror të Barcelonës, Kevin-Prince Boateng, i cili startoi nga fillimi për herë të parë në La Liga kundër Real Valladolidit.

Por, kur sulmuesi u kthye në shtëpi, e pa që hajnat kishin thyer shtëpinë e tij, shkruan Zëri.

Shtëpia e tij në distriktin ‘Sarria’ ishte cak i hajdutëve, të cilët morën aksesorë dhe para në vlerë të 400 mijë euro.

Policia locale në Mossos tashmë ka filluar hetimet në lidhje me rastin.

Kjo nuk është hera e parë që lojtarët e Barcelonës vidhen, pasi që edhe shtëpia e Jordi Albas ishte cak i kriminelëve gjatë ndeshjes, Inter – Barcelona./Zëri/

Image