Tragjike, vdes futbollisti 19-vjeçar

Sport February 17, 2019 - 20:44
Lexo Detajet

Lajme të dhimbshme vijnë nga shteti fqinj-Serbia. Futbollisti i ri, 19-vjeçari Stefan Todorovic, ka vdekur papritmas në ndeshjen miqësore ndërmjet skuadrave Sloge  nga Cicevaci dhe Juhor nga Obrezi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur në fillim të ndeshjes, kir futbollosti befasisht kishte rënë në tokë. Futbollistët në fushë dhe ata rezervistë kanë vrapuar drejt futbollistit për t’i ndihmuar, por mjekët pas ardhjes së tyre kishin konstatuar vdekjen e futbollistit.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve, Todorovic kishte dhënë shenja jete, por për fat të keq ai nuk u shpëtua deri te ardhja e ndihmës së shpejtë. /Zëri/