Premier League në rrezik, zbulohet arsyeja se pse mund të anulohen ndeshjet

Sport January 27, 2019 - 15:12
Detajet

Dimri mund të shkaktojë kaos në orarin e ndeshjeve të Premier Leagues, teksa priten reshje të dendura të borës në ishull gjatë ditëve të ardhshme.

Image

'The Met Office' ka parashikuar kushte të rënda atmosferike prej javës së ardhshme, në veçanti nga e dita e marte dhe e mërkure.

Gjasat për këto reshje janë të mëdha, me temperaturat që priten të shënojnë rënie drastike, raporton Zëri.

Në mesjavë, janë të aranzhuara ndeshjet e Kupës FA, ku 20 skuadra priten të luajnë kundër njëra-tjetrës.

Image

Të martën, Arsenali do të përballet me Cardiffin, si dhe Fulhami me Brightonin./Zëri/