Lamtumirë Vushtrri

Sport January 27, 2019 - 13:37
Detajet

Portieri i mirënjohur kosovar, Petrit Tahiri, është larguar nga skuadra e Vushtrrisë, raporton Zëri.info.

Lajmin e ka konfirmuar vet Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

"Permes ketij postimi desha t’iu njoftoj qe nga sod nuk do te jem me pjese e klubit te femijeris FC”VUSHTRRIA. Dua te Falënderoj tifozerin e flakt FORCA dhe bashkëlojtarët për perkrahjen dhe ju deshiroj suksese në rrugën drejt Superligës aty edhe ku e meriton qyteti futbollit", ka shkruar Petrit Tahiri.

Image

Ai me Vushtrrinë e ka fituar titullin kampion në vitin 2014.

Vushtrria është lidere në Ligën e Parë të Kosovës. /Zëri.info

\