Mund të kurdiset ndeshja e Botërorit?!

Sport January 23, 2019 - 10:47
Detajet

Dashamirët e sportit mund ta kujtojnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve nga Kampionati Evropian i futbollit ‘Euro 2014’, kur Danimarka dhe Suedia ishin marrë vesh për rezultatin 2:2, duke e larguar nga garat Italinë, shkruajnë mediat e huaj përcjell zeri.info.

Tash këto dy kombëtare e kanë rastin që të njëjtën gjë ta bëjnë në Kampionatin Botëror të hendbollit, për ta larguar nga garat Norvegjinë.

Në grupin 2 Danimarka i ka 8 pikë para ndeshjes së fundit me Suedinë.

Nirvegjia, e cila më herët luan me Hungarinë dhe Suedia i kanë nga 6 pikë.

Si mund të largohet Norvegjia? Edhe në rast të fitores ndaj Hungarisë ekziston mundësia që Norvegjia të mos shkojë tutje. Në të vërtetë, Danimarka më herët e ka mundur Norvegjinë me rezultat 30:26, ndërsa norvegjezët e kanë mundur Suedinë me rezultat 30:27.

Në rast të fitores së Suedisë kundër Danimarkës, atëherë të tri kombëtaret do të kishin pikë të barabarta dhe do të vendoste goldallimi. 

Me fitoren e Suedisë me 3-4 gola, në kombinim me më shumë gola dhe me fitoren prej 2 ose 5 golave dallim, tutje shkojnë Suedia dhe Danimarka./Zëri