Prishtina shpërngulet në Turqi

Sport January 22, 2019 - 17:05

Prishtina ka udhëtuar ditën e martë (dje) për në Turqi, shkruan gazeta Zëri.

Kampionët e vjeshtës në futbollin e Kosovës do të qëndrojnë për dy javë në Antalia ku do t’i zhvillojnë edhe tri ndeshje miqësore.

Në Turqi, skuadra e Mirel Josës do të përballet me skuadrat elitare të Ukrainës si Desna, Olimpik Donjeck dhe Shakhtar U-21.

Para shkuarjes në Turqi, Prishtina është përgatitur në Kosovë me ç’rast e ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore duke e mundur Onixin e Ligës së Parë me rezultat 2:0.

Ndeshjen e parë zyrtarë në Kosovës, Prishtina e zhvillon në kuadër të Kupës ku më 9 shkurt e sfidon në kryeqytet, Trepçën ’89.