Milani fiton dhe ngjitet në zonën Champions

Sport January 21, 2019 - 16:52
Detajet

Milani ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e 20-të të ligës italiane, duke triumfuar 2:0 në udhëtim te Genoa, transmeton zeri.info

Vendasit rrezikuan disa herë portën e kuqezinjve gjatë pjesës së parë, por pavarësisht rasteve 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0:0.

Në pjesën e dytë Milani zhvillo lojë më të mirë, derisa golin e parë e gjeti përmes Fabio Borinit në minutën e 72-të.

Ndërkohë, goli i dytë erdhi nga Suso në minutën e 83-të.

Falë kësaj fitore, Milani ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 34 pikë./Zëri