Hudhet shorti për Kupën e Kosovës, ndeshje interesante në rrethin e parë

Sport January 21, 2019 - 16:00
Detajet

Sot është hedhur shorti i Kupës së Kosovës për femra.

Liria në rrethin e parë do të përballet me KFF Malisheva, raporton Zëri.

Takimi mes KFF Liria dhe KFF Malisheva do të zhvillohet me datën 16.02.2019, e shtunë, në stadiumin e Lirisë në Prizren.

Çiftet tjera në këtë rreth të Kupës janë:
Kosova (P) - Drenica, 
Jakova - Intelektualet,
Ulpiana - Llapi, 
Dukagjini - Bazeli, 
Feronikeli - Vizioni
Mitrovica e lirë./Zëri/