Mesazhi impresiv i Granit Xhakës pas fitores në derbi

Sport January 19, 2019 - 21:40
Detajet

Arsenali ka regjistruar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në pasditën e sotme.

Në "Emirates Stadium'', skuadra e Unai Emeryt ia doli ta mposhtë Chelsean me rezultat solid, 2-0.

Mesfushori prishtinas, Granit Xhaka startoi nga minuta e parë për vendasit dhe luajti 90 minuta, raporton Zëri.

Image

Dhe paraqitja e tij në mesfushë ishte jashtëzakonisht e mirë, duke treguar lidership në mesfushë.

Pas ndeshjes, Xhaka ka shkruar në rrjetin social, Instagram se ndihet shumë krenar për skuadrën e tij.

"Ju kam treguar juve se ne ishim të gatshëm. Jam shumë, shumë krenar me këtë skuadër'', shkroi Xhaka./Zëri/ 

Image