Zbulohet e ardhmja e Skriniarit

Sport January 18, 2019 - 10:47
Detajet

Inter ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Milan Skriniar për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se drejtuesit dhe menaxheri i Skriniarit, Karol Csonto janë takuar të enjten dhe palët janë pajtuar në parim për rinovimin e futbollistit.

Gjithashtu raportohet se është caktuar që të mbahet edhe një takim tjetër në muajin e ardhshëm, kur edhe pritet që lojtari ta nënshkruajë kontratën.

Reprezentuesi sllovak gjithashtu i është ofruar një rritje page prej rreth dy milionësh.

Skriniar ka shkëlqyer me fanellën e klubit italian që prej transferimit nga Sampdoria në verën e vitit 2017, deri këtë edicion është paraqitur 24 ndeshje me Interin./Zëri