Juventusi nuk lëshon pe as në Superkupë, vendos një gol i dyshimtë i Ronaldos

Sport January 16, 2019 - 20:37
Lexo Detajet

Juventus është fituesi i superkupës së Italisë pasi mposhtën minimalisht Milanin 1-0 me golin e Ronaldos.

Ronaldo shënoi në minutën e 61 pas asistimit nga boshnjaku Pjanic, një gol që nga shumëkush u konsiderua i dyshimtë për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjen që u zhvillua në Jedah të Arabisë Saudite, Juventusi ishte skuadër më e mirë dhe arriti të krijonte më shumë. Milani rastin më të mirë e kishin në fillim të pjesës së dytë kur Cutrone qëlloi shtyllën, shkruan zeri.info.

Në ndeshjen e ardhshme Juventusi pret Chievon kurse Milani i shkon Genoas në ndeshjet e vlefshme për Serie A.

">http://