Zyrtare: Vendim i papritur, futbollisti i Arsenalit pensionohet nga futbolli

Sport January 15, 2019 - 12:35
Detajet

Portieri i Arsenalit, Petr Cech thotë se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

36-vjeçari iu bashkua Arsenalit në qershor të vitit 2015 nga rivali lokal, Chelsea, ku ai i kaloi 11 vite të karrierës.

"15 vite karrierë në Premier League dhe ta fitosh çdo titull të mundshëm është ndjenjë e mrekullueshme'', tha ish-reprezentuesi i Republikës së Çekisë, raporton Zëri.

Image

"Ndjej se kam fituar çdo gjë që ka qenë për t'u fituar''.

"Do të vazhdoj të punoj shumë tek Arsenali për ta fituar të paktën një titull këtë sezon''.

Më pas, ai shtoi: "Mezi pres ta shoh se çfarë më pret jashtë fushës së lojës''./Zëri/