Në Arsenal të vendosur, e japin Ozilin për një lojtar nga kampionati kinez

Sport January 14, 2019 - 22:34
Lexo Detajet

Mesut Ozil dhe Emery nuk ka një marrëdhënie të mirë dhe kjo nuk është një gjë e re. Anglezët kanë vendosur që ta heqin gjermanin nga ekipi dhe për këtë arsye e ofron tek Interi dhe Juventusi.

Për kartonin e tij Arsenali nuk kërkon më shumë se 10 milionë euro, por për momentin është një transferim disi i vështirë të bëhet.  Nga ana tjetër Unai Emeri, trajneri i “topçinjve”, është në ndjekje të belgut Janik Karakso, që momentalisht luan në Kinë tek ekipi i Dalian Yifang, shkruan "Panorama".

Belgu sipas ekipit që e ka në pronësi kushton 11 milionë euro. Që të arrihet tek ky lojtar duhet të shitet Ozil, pra duhet do të kemi një “efekt domino”.

Problemi tjetër që shfaqet është se për Karaskon ka dhe konkurrencë nga Milani dhe ekipe të tjera.