Reali ia ofron Juventusit yllin e skuadrës, por e ka një kusht

Sport January 13, 2019 - 16:04
Detajet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ia ka ofruar Juventusit shërbimet e mesfushorit Isco, shkruan “Calciomercato”.

Sidoqoftë, raportohet se Perez e dëshiron Paulo Dybalan në këmbim të mesfushorit spanjoll, transmeton zeri.info

Isco nuk është në planet e trajnerit Santiago Solari dhe është lënë shpeshherë jashtë formacionit të parë të madrilenëve, pavarësisht mungesës së Gareth Balet dhe Marco Asensios./Zëri