Liverpooli ta transferojë Koulibalyn

Sport January 07, 2019 - 11:55
Detajet

Ish-lojtari i Liverpoolit, John Aldridge thotë se gjiganti anglez duhet të investojë për një qendërmbrojtës ashtu siç kishte bërë me Virgil van Dijkun para një viti, transmeton zeri.info

Aldridge mendon se Liverpooli duhet ta transferojë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

“Unë do t’i bëja thirrje klubit që të mendojë të ndonjë lëvizje në treg që do ta kompletonte edhe më shumë skuadrën drejt kërkimit të titullit”, deklaroi Aldridge.

“Ne e kemi parë ndikimin që ka pasur Virgil van Dijk pas transferimit prej 75 milionë funtesh në janarin e kaluar dhe unë mendoj se një lëvizje e një mbrojtësi të fuqishëm si ai i Napolit Kalidou Koulibaly do t’i jepte ekipit të Kloppit atë që i nevojitet prapa”, shtoi ai./Zëri