Milani kërkon sensacionin e këtij edicioni në ligën italiane

Sport January 07, 2019 - 10:11
Detajet

Milani i është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se gjiganti italian tashmë e ka pyetur Genoan për lojtarin.

Gjithashtu raportohet se Milani është favorit për të nënshkruar me reprezentuesin polak, pasi që Juventusi dhe Interi do të viheshin pas sulmuesit vetëm nëse lëviz Mario Mandzukic, përkatësisht Mauro Icardi.

Për më tepër ende është në dyshim nëse Gonzalo Higuain do të qëndrojë në “San Siro” më tepër se sa vetëm një edicion.

Genoa kishte paguar vetëm 4 milionë euro për të nënshkruar me Piatekun në verën e kaluar dhe 23-vjeçari ka qenë sensacioni i këtij edicioni në Serie A, duke realizuar 13 gola në kampionat./Zëri

Image