Modelja ''bombastike'' e ka zëvendësuar për mrekulli Balotellin me futbollistin tjetër

Sport January 04, 2019 - 16:17
Jeta luksoze është diçka me të cilën Fanny Neguesha është mësuar.

Para se gjithash, modelja belge ishte më parë e fejuar edhe me ish-yllin e Man Cityt, Mario Balotelli.

Dyshja u ndanë në vitin 2013, por kjo nuk e ndaloi 28-vjeçaren që të ketë një tjetër romancë me një futbollist.

Tani, ajo është e fejuar me mesfushorin e Southamptonit, Mario Lemina, me të cilin ajo është në lidhje që prej vitit 2017.

Dyshja gjithashtu janë prindër të një djaloshi, i quajtur, Isaiah-King Lemina, transmeton Zëri.  

Image

Përveç kësaj, ajo hoqi dorë edhe nga modelizmi, për t'ju futur tregut të muzikës, përkatësisht repit.

Dy vite më parë, Fanny nënshkroi një marrëveshje me labelin amerikan, Def Jam Records, dhe tashmë ajo ka lansuar disa këngë.

Sidoqoftë, ajo po e shijon jetën e saj, si nënë, si dhe si repere, teksa ka shkëlqyer edhe në filmin e shkurtë të Drake, të quajtur, ''Please Forgive Me''./Zëri/