Liverpooli ta kërkojë Sanchon

Sport December 26, 2018 - 10:22
Detajet

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Paul Ince i ka bërë thirrje gjigantit anglez që të vihet në kërkim të yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, transmeton zeri.info

Ince mendon se me një transferim të mundshëm të Sanchos, do të bënte një investim të madh për të ardhmen.

“Ai është vetëm 18-vjeçar. Ne nuk duam që t’i bëjmë këta lojtarë më të mirë sesa që janë momentalisht, ata ende janë shumë të rinj dhe kanë rrugë të gjatë për të bërë”, deklaroi Ince.

“Ai duhet të vazhdojë të luajë ndeshje deri sa të jetë 19 dhe 20-vjeçar. Ndoshta pastaj Liverpooli duhet të fillojë ta kërkojë atë. Dhe jo vetëm atë, ka edhe djem të tjerë atje (në Gjermani) që janë duke bërë një punë të mirë”, shtoi ai./Zëri