Mbyllet koha e rregullt e River Plate – Boca Juniors, shkohet në vazhdime

Sport December 09, 2018 - 22:35
Lexo Detajet

Ka përfunduar koha e rregullt në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

River Plate dhe Boca Juniors po përballen në ndeshjen e dytë të finales së Copa Libertadores.

Më shumë se 180’ lojë, nuk kanë përcaktuar fituesin e Copa Libertadores, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Boca Juniors kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 44’ me anë të Dario Benedettos, duke shkuar në pushimin e pesës së parë.

River Plate arriti ta barazoj rezultatin në pjesën e dytë, ku golin e realizoi Lucas Patto (68’).

Rezultati aktual i ndeshjes është 3 me 3, ndërsa skuadrat do të tentojnë që në 30 minutat e kohës së rregullt, t’i evitojnë penalltitë.