Publikohet traileri i dokumentarit për Lorik Canën

Sport December 05, 2018 - 13:35
Detajet

Është publikuar traileri i dokumentarit që është punuar për Lorik Canën.

Dokumentari i quajtur ‘Lorik’ do të jetë rreth një orë, një orë e gjysmë sipas ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare.

“Është xhiruar në gjithë vendet ku jam aktivizuar unë”, ka deklaruar Cana, i cili pritet të jetë gati për t’u shfaqur këtë muaj, edhe pse ende nuk ka një datë të caktuar.

Vet fakti se Cana ka publikuar trailerin në llogarinë e tij në Facebook, tregon se është pothuajse gati dokumentari ‘Lorik’ që zbulon gjithçka nga jeta e kapitenit.