Isufi: Kjo është arma më e fortë e Prishtinës! (VIDEO)

Sport December 03, 2018 - 19:30
Detajet

Bekim Isufi është mysafir në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Trajneri gjilanas e ka përgëzuar Prishtinën për paraqitjet që po i bën këtë edicion, ndërsa shton se mbrojtja e fortë është çelës i suksesit për Bardhekaltrit.

“Prishtina po tregohet e sigurt në mbrojtje. Për këtë merita ka Armend Dallku, i cili gjithmonë e udhëheq me sukses mbrojtjen. E kemi vërejtur se si ju flet dhe i këshillon bashkëlojtarët edhe kur kemi luajtur ndaj Prishtinës”, deklaroi Isufi. /Zëri/