Tifozi skocez bën shqiponjën

Tifozi skocez bën shqiponjën

Sport nëntor 16, 2018 - 16:54
Detajet

Ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë, e fundit për kuqezinjtë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Në stadium pritet të jenë rreth 2 mijë tifozë skoceze, të cilët kanë disa ditë që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë përfituar nga kjo vizitë për tu njohur me kryeqytetin e Shqipërisë.Ajo që bie në sy në rrugët e Tiranës tifozët shëtisin me funde dhe me bluza me mëngë të shkurta edhe pse temperaturat në vendin tonë janë ulur ndjeshëm, kjo s’i ka penguar aspak ata që të vishen me rroba të stinës së verës.

Një prej tyre ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, madje është fotografuar duke bërë shqiponjën.

Shumë të tjerë kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës të cilët kanë përfituar të bëjnë fotografi.

Image

Image

Image