Skocia me 9 mungesa, surprizojnë kompanitë e basteve, shikoni sa kuotohet fitorja e Shqipërisë

Skocia me 9 mungesa, surprizojnë kompanitë e basteve, shikoni sa kuotohet fitorja e Shqipërisë

Sport nëntor 16, 2018 - 16:15
Detajet

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Edhe pse kualifikimi duket i pamundur, kuqezinjtë e Kristian Panuçit, do të tentojnë ta fitojnë këtë përballje për të shmangur rënien në Ligën D në sezonin e ardhshëm.

Skocia do të vuaj mungesën e 9 lojtarëve ndaj kuqezinjve, 6 prej të cilëve titullarë në sfidën e datës 10 shtator ku skocezët fituan në shtëpi me rezultatin 2-0.

Por mesa duket mungesat nuk përbëjnë aspak shqetësim për kompanitë e basteve që shikojnë si favorite Skocinë. 3.3 kuotohet fitorja e Shqipërisë, 3.1 barazimi, ndërsa fitorja e miqve kuotohet 2.5.

Image

Image