Spanja ende mund të kualifikohet

Spanja ende mund të kualifikohet

Sport nëntor 16, 2018 - 10:43
Detajet

Luis Enrique ende beson se Spanja mund të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kombeve, pavarësisht humbjes 3:2 nga Kroacia të enjten.

Spanjollët nuk kanë më ndeshje në këtë kompeticion, ndërsa do të shpresojnë në një barazim mes Kroaicsë dhe Anglisë në ndeshjen e fundit të grupit 4 të Ligës A.

“Ishte nj grup shumë i vështirë. Gjithmonë do të ekzistonin shanset deri në fund. Ne ende e kemi një shans”, deklaroi Enrique. “

Ishte një pjesë e dytë e mirë nga të dyja ekipet. Ne ishim më të mirë në pjesën e parë dhe merituam më shumë. Në asnjë rrethanë ne nuk e merituam humbjen”, shtoi ndër të tjera strategu spanjoll./Zëri