Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani

Sport nëntor 15, 2018 - 13:15
Detajet

Kompania e cila e ka marrë të drejtën e menaxhimit dhe shitjes së biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, ka njoftuar se sot në orën 12:30 do të fillojë shitjen online të biletave.

Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën www.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare.

Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletës.