Ja kur do të inaugurohet 'Arena Kombëtare'
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armando Duka ka vizituar ditën e sotme selinë e re të FSHF-së, ku ka vëzhguar ecurinë e punimeve. Ai gjithashtu i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.
Si është raporti me qeverinë ndërkohë që iu ka sjell Autoritetin e Konkurencës ?
"Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të ndjekur projektet e zhvillimit. Jo vetëm futbollit të luajtur, por edhe krijim të infrastrikturës për të përgatitur futboll sa më bashkkohor. Ky është një kompleks që nuk është vetëm për zyrat e FSHF-së por për të krijuar të gjitha kushtet për skuadrat futbollit kombëtare. Do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende. Në të do të bëjnë stërvitje ekipet kombëtare. Janë programuar edhe këto 2 mini-stadiume se në të ardhme çdo gjë do të jetë e ndjekshme nga publike dhe stërvitje të bëhen të hapura".
Paralelisht po bëhet edhe stadiumi?
"Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezntim dinjitoz jo vetëm i futbollit por edhe Shqipërisë. Mezi po presim që ta inagurojmë në 2019. Gjithashtu edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA".
Do të respektohe afatet ?
"Objektivi i stadiumit është që ne në mars të luajmë. Nuk mund të them 100%. Gjithsesi varet edhe nga shorti i dhjetorit nëse ne do të luajmënë shtëpi apo jo".