Berisha: Do ta japim 100 për qindëshin

Sport November 14, 2018 - 14:09

Valon Berisha kërkon nga ekipi i Kosovës që ta japë 100 për qindëshin në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit për të arritur tek rezultati pozitiv, shkruan Zeri.info.

Sipas tij, mentaliteti i ekipit duhet të jetë pozitiv dhe se ai me shokë duhet të kenë vetëbesim pasi kualiteti këtij ekipi nuk i mungon.

“Kemi lojtarë shumë të mirë dhe po përgatitemi mirë, mirëpo sigurisht se kemi dy ndeshje shumë të vështira para vetes, sidomos kjo kundër Maltës. Shumëçka do të varet nga mentaliteti ynë në këto dy ndeshje. Ne kemi cilësi si ekip dhe me individë shumë të mirë dhe do të shkojmë me synimin për ta dhënë 100 për qindëshin për njëri-tjetrin dhe për Kosovën”, ka thënë mesfushori kualitativ pas stërvitjes së mbrëmshme. /Zëri/