Dita e vendësve në Superligë
Sot po zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina – Ballkani 2:0
- Fillon ndeshja
- Bardhekaltrit po mundohen ta shënojnë golin e avantazhit.
- Mbyllet pjesa e parë.
- Mario Morina e kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 65-të.
- Meriton Korenica e shënoi golin e dytë të prishtinasve në minutën e 68-të.
- Mbyllet ndeshja.
Trepça ’89 – KEK-u 4:1
- Fillon ndeshja
- KEK-u befason duke kaluar në epërsi në minutën e tetë.
- Ergys Mersini i barazon shifrat vetëm tre minuta më vonë, 1:1.
- Mbyllet pjesa e parë.
- Fillon pjesa e dytë.
- Gëzim Rusi e kalon 89-shin në epërsi në minutën e 49-të.
- Rusi në superformë, e shënon edhe golin e tretë të mitrovicasve në minutën e 50-të, 3:1.
- Arb Manaj shënoi për 4:1 në minutën e 87-të.
- Mbyllet ndeshja.
Gjilani – Drenica 1:0
- Fillon ndeshja
- Skuadrat u munduan të shënonin, por nuk ia dolën të shënonin.
- Mbyllet pjesa e parë.
- FIllon pjesa e dytë.
- Vilfor Hysa e kaloi Gjilanin në epërsi në minutën e 84-t.
- Mbyllet ndeshja.