Valon Jaha, fitues i garës së fundit të automobilizmit
Është mbajtur gara e fundit e Kampionatit të sivjetmë të automobilizmit të Kosovës.
Në garën e katërt të disiplinës auto sllallom ka triumfuar Valon Jaha i AK Kaçandolli PRT.
“Ka qenë një garë e mirë, me konkurrencë të fortë dhe mjaft interesante. Kam pritur të kem rezultat të mirë, sepse veturën e kam pasur në gjendje shumë të mirë, goma adekuate për kushtet e garës së sotme, prandaj rezultati i arritur nuk është befasi. Jam i kënaqur që kampionatin e përfundova me fitore”, ka thënë Valon Jaha pas fitores së sotme.
Valoni me BMW e tij ka pasur kohën 02:54.540 minuta dhe për 02.311 sekonda ishte më i shpejtë se Leutrim Bytyqi i Ferizajt.
Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Faton Ramën e AK RC Prishtina, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 05.519.
Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Kaçandolli RT, para Ferizajt dhe Prizrenit D&G.
Rezultatet:
Klasa 3 (mbi 1600 ccm - Grupi 1)
1. Faton Ferati (Golf VI - Kaçandolli PRT) 03:00.623
2. Bashkim Memaj (Honda - Prizreni D&G) +09.633
3. Jeton Qerimi (BMW - Gjilani) +15.884
Klasa 5 (mbi 1200-1600 ccm - Grupi 2)
1. Leutrim Rexhepi (Peugeot 106 - Ferizaj) 03:10.110
Klasa 6 (mbi 1600 ccm - Grupi 2)
1. Florent Blakqori (Audi S3 - N/A) 03:20.182
2. Armend Ramizi (Opel Astra - Gjilani) +01.767
3. Alteron Sylmeta (BMW - Gjakova 137) +01:13.287
Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm - Grupi 3)
1. Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 - Ferizaj) 02:56.851
2. Alban Berisha (Suzuki Swift - Prizreni D&G) +09.975
3. Kushtrim Mehmeti (Citroen Saxo - Ferizaj) +20.418
Klasa 9 (mbi 1600 ccm - Grupi 3)
1. Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) 02:54.540
2. Faton Rama (Renault Clio - RC Prishtina) +05.519
3. Belkin Fazliu (Renault Megane - Prizreni D&G) +08.317
Plasmani i përgjithshëm:
1.Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) 02:54.540
2. Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 - Ferizaj) +02.311
3. Faton Rama (Renault Clio - RC Prishtina) +05.519
Renditja ekipore:
1. Kaçandolli PRT 60 pikë
2. Ferizaj 52 pikë
3. Prizreni D&G 45 pikë.