Merr formë 'Arena Kombëtare', FSHF publikon pamjet e impiantit

Merr formë 'Arena Kombëtare', FSHF publikon pamjet e impiantit

Sport tetor 17, 2018 - 16:54
Detajet

Vijojnë punimet me rritmë të shpejta, për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”. Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe pamjet më të fundit nga impianti i ri, ku duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë.

Ndërkohë që është ngritur edhe streha metalike me stadiumit. Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.

Me këto ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për eliminatoret e kampionatit Europian. Një impiant modern që do të jetë dhe shtëpia e re e Kombëtares.

Image