Tare: Lazio e mbështet Inzaghin

Sport October 11, 2018 - 10:45
Detajet

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare i ka quajtur thashetheme zërat që trajneri Simone Inzaghi është nën presion, transmeton zeri.info

Lazio më së shumti gola në Serie A gjatë edicionit të kaluar, por mbeti jashtë katërshes së parë. Këtë edicion pas një fillimi të dobët,

Lazio momentalisht zë vendin e katërt, por ka humbur derbin e qytetit ndaj Romës dhe ndaj Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës.

“Ai është shumë më i pjekur si trajner. Ai e di se në momentet e vështira mund t;i besojë stafit të tij, skuadrës dhe klubit. Kam dëgjuar zëra për shkarkimin e tij dhe për marrëdhënie të këqija me grupin, që janë shpikje”, deklaroi ish-reprezentuesi i Shqipërisë./Zëri