Shqipëri – Jordani, mbyllet kështu ndeshja!

Sport October 10, 2018 - 21:55
Detajet

Është mbyllur ndeshja ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Jordanisë, e cila ka përfunduar pa gola, 0:0, shkruan Zeri.info.

Kuqezinjtë e kanë dominuar lojën dhe kanë krijuar disa raste, në pjesën e parë me Eros Grezdën, ndërsa në pjesën e dytë e kanë qëlluar edhe shtyllën përmes Myrto Uzunit.

Shqipëria e zhvilloi këtë ndeshje kontrolluese në prag të duelit që do të zhvillojë në fundjavë ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve. /Zëri/