Feniksi e mbyll pa fitore fazën e dytë të Championsit
Feniksi e ka mbyllur fazën e dytë të Ligës së Kampionëve të Futsallit, e cila njihet si “Main Round” pa fitore, shkruan Zeri.info.
Kampioni i Kosovës është mposhtur të shtunën mbrëma nga Sporting Lisbona me rezultat 0:5, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit në Prishtinë, pasi klubi nga Drenasi ishte mikpritës i kësaj faze, të cilën e organizoi në mënyrë të shkëlqyeshme.
Feniksi i kishte humbur edhe ndeshjet paraprake nga Kairati të mërkurën mbrëma, 3:7 dhe nga Lida, 2:3, të enjten mbrëma.
Me këtë rast, Feniksi nuk arriti të kualifikohet në mesin e 16 më të mirëve të këtij kompeticioni, por megjithatë lojtarët e dhanë maksimumin në parket.
Tri skuadrat tjera të grupit janë kualifikuar në të tetën e finales së këtij kompeticioni. /Zëri/
Champions League
“Main Round”
Grupi 4
Rezultatet
Sporting – Feniks 5:0
Lida – Kairat 0:6
Tabela
1. Kairat 3 9
2. Sporting 3 6
3. Lida 3 3
4. Feniks 3 0