Kampioni ia mësyn Icardit në janar
Sport
September 24, 2018 - 15:42
Detajet
Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Mauro Icardi, shkruan Zeri.info.
“Los Blancos” janë në kërkim të një sulmuesi dhe në janar po mendojnë ta bëjnë goditjen e madhe.
Kështu të paktën shkruan e përditshmja spanjolle “Don Balon”. Kampioni evropian e kishte kërkuar përfaqësuesin argjentinas edhe gjatë verës, por ende nuk ka arritur ta bind Interin që ta shesë yllin e tij.
Icardi është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë viteve të fundit. /Zëri/