Aguero rinovon me Cityn

Aguero rinovon me Cityn

Sport shtator 21, 2018 - 10:34
Detajet

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka rinovuar kontratën e tij me klubin anglez.

Reprezentuesi argjentinas do të jetë i lidhur me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2021, duke heshtur kështu zërat për të ardhmen e tij.

“Jam i lumtur për këtë shtim edhe të një viti. Ideja ime ishte që të qëndroj këtu për 10 vite. Jam këtu prej shtatë vitesh, do të bëhen dhjetë kur kontrata ime të skadojë. Kjo ishte arsyeja kryesore pse nënshkrova”, deklaroi Aguero.

“Jam shumë i lumtur sepse ata më kanë trajtuar shumë mirë që prej ditës së parë që jam këtu. Jam i lumtur me gjithçka në këtë klub, me bashkëlojtarët, stafin dhe ekipin menaxherial”, shtoi ai./Zëri