Refugjati që do të luajë për Bayernin

Refugjati që do të luajë për Bayernin

Sport shtator 19, 2018 - 13:30
Detajet

Alphonso Davies, një futbollist i lindur në një kamp refugjatësh në Afrikën Jugore, është afër t’i bashkohet gjigandit gjerman Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të dimrit. 18-vjeçari është gati të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, shkruan sot, gazeta "Zëri"

17-vjeçari kanadez, Alphonso Davies, do t’i bashkohet Bayern Munichut për 17 milionë funte në afatin kalimtar të dimrit nga Vancouver Whitecaps, shifra më e lartë që është paguar ndonjëherë për një lojtar nga liga amerikane. Rrugëtimi i Daviesit ka qenë i jashtëzakonshëm, derisa ai kishte lindur në një kamp refugjatësh në Ganë në vitin 2000. Kur filloi lufta e dytë civile liberiane prindërit e tij Victoria dhe Debeah Davies udhëtuan drejt vendlindjes së tyre. “Duhej të kalonit mbi trupa për të gjetur ushqim”, thotë mamaja e tij Victoria. “Ishte e vështirë, ishte e rrezikshme. Ishte e vështirë që të jetosh atje sepse është mënyra e vetme për të mbijetuar, ndonjëherë duhej që të mbash armë. Dhe ne nuk kishim asnjë interesim për armë”, shtoi ai.

Ata udhëtuan qindra kilometra përreth Afrikës së Jugut dhe më në fund e gjetën një kamp refugjatësh në Buduburam, një vend në Ganë. Fëmija i tyre më i madh Aphonso ishte lindur më 2 nëntor 2000 dhe ai kaloi pesë vjetët e para të jetës së tij në një kamp. Eventualisht ata e kaluan një intervistë për një program strehimi dhe u vendosën në Edmonton të Kanadasë.

Alphonso u regjistruar në programin “Fre Footie”, një ligë e futbollit për fëmijë që nuk mund t’i përballojnë shpenzimet për regjistrim ose transport për ndeshje. Ai ishte vërejtur nga Whitecaps dhe dy vjet më parë kur ai ishte vetëm 15-vjeçar, Daviesit i është mundësuar debutimi profesional për ekipin rezervë Whitecaps FC 2. Një muaj më vonë ai e shënoi golin e tij të parë në nivelin senior.

Më vonë gjatë asaj vere trajneri i Whitecaps Carl Robinson mori guximin dhe ia mundësoi Daviesit paraqitjen e parë në ligë, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të ri në ligën amerikane pas Freddy Adus. “Alphonso i ka të gjitha aftësitë që kërkohen nga një top-lojtar, ai është 182 centimetra i gjatë, ai është atlet, ai mund të vrapojë tërë ditën, ai ka shpejtësi fenomenale. Çfarë duhet të përmirësoje te ai është fakti se ai mundohet që t’i bëjë të gjitha gjërat mirë dhe ndonjëherë ai i bën lëmsh gjërat më të thjeshta. Por kjo ndodh për shkak të përqendrimit. Doja t’i mundësoja atij ambientin e ekipit të parë sepse e pashë atë si një lojtar energjik, të uritur, i cili mund t’i bëjë ballë burrave, por duhej të mësohej herët ose vonë. Kurrë nuk më kanë pëlqyer historitë e lojtarëve që kanë talente, por nuk u është dhënë shansi”, shtoi ai. “Ai është një person brilant. Atij i pëlqen që të kërcejë dhe të këndojë. Ai është tamam një qenie humane. Nëna dhe babi i tij kanë merita të shumta që ia mësuan atij rrugën e drejtë”, u shpreh Robinson.

Në vitin e kaluar Daviesit i është dhuruar shtetësia kanadeze. Sapo ishin bërë formalitetet, Davies në moshën 16-vjeçare u bë lojtari më i ri që luan për përfaqësuesen e Kanadasë. Disa klube të mëdha të Premierligës si Manchester United, Chelsea dhe Liverpooli shprehen interesim për të, por oferta e Bayernit ishte shumë e mirë për t’u refuzuar.

“Alphonso e ka mentalitetin e Robbie Keanet, i cili luante pa frikë dhe nuk i interesonte askush kur luante si 15-vjeçar. Por karakteristikat e tij janë si të Gareth Balet. Kam punuar me Garethin te Ullesi dhe do të thosha se Alphonso është afër të njëjtit nivel. Alphonso është duke shkuar drejt një klubi të madh në moshën 17-vjeçare, Gareth nuk e pati shansin e tij deri vonë. Por ata janë shumë të ngjashëm dhe unë i lidhi me njëri-tjetrin. Historia e tij e pabesueshme është arsyeja pse luhet kjo lojë. Ai ka treguar se ëndrrat realizohen”, përfundoi Robinson./Zëri