Ballkani ndal Prishtinën
Sport
September 11, 2018 - 17:33
Detajet
Prishtina është ndalur në një barazim 1:1 në udhëtim te Ballkani në xhiron e katërt të Superligës së Kosovës, shkruan zeri.info
Pjesa e parë u karakterizua me një dominim të lehtë të mysafirëve, por pavarësisht rasteve dyzetepesë minutat e para u mbyllën pa gola.
Por, rezultati u zhbllokua menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, me futbollistin më në formë të mysafirëve, Gauthier Mankendan (52’), i cili e kaloi në epërsi Prishtinën.
Pas golit të pësuar, therandasit u vunë në kërkim të barazimit dhe një gjë të tillë e arritën në minutën e 71-të falë ish-lojtarit prishtinas, Blend Baftiu.
Në takimin tjetër të ditës sotme, Drenica dhe Gjilani barazuan pa gola 0:0./Zëri