Ronaldo blen klubin e La Ligas?
Sport
August 28, 2018 - 10:29
Detajet
Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo raportohet se është në bisedime për ta blerë klubin e Real Valladolidit për 30 milionë euro, transmeton zeri.info
E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se Ronaldo gjithashtu pritet të bëhet president i klubit, duke zëvendësuar Carlos Suarezin.
Ish-futbollisti i Milanit, Real Madridit, Interit dhe Barcelonës kishte pasur në të kaluarën aksione në klubin amerikan, Fort Lauderdale Strikes, para se ky i fundit të shpërbëhej në vitin 2016.
Valladolidi është kthyer në La Liga gjatë këtij edicioni pas katër vitesh mungesë./Zëri