Kapiteni i ri i Barçës

Kapiteni i ri i Barçës

Sport gusht 10, 2018 - 15:03

Lionel Messi është emëruar kapiten i ri i Barcelonës pas largimit ta Andres Iniestas nga Camp Nou, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesi argjentinas, i cili tashmë e mban shiritin kur e përfaqëson vendin e tij, do ta pasojë Iniestan, i cili u transferua tek Vissel Kobe gjatë kësaj vere.

Messi ka qenë kapiten i “Blaugrana” në disa ndeshje para se të bëhej zëvendës-kapiten në vitin 2015, ndërsa tash e tutje do të jetë kapiteni permanent i kampionit spanjoll. /Zëri/